Amnistia fiskale, gazetari Dyrnjaja: Do jetë një legalizim i parave të krimit

5 Tetor 2022 | 11:02

Gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk do të ketë një amnisti fiskale, por një legalizim të parave të krimit.

“Nuk kemi të bëjmë me një amnisti fiskale, kemi të bëjmë me një legalizim të parave të cilat vijnë nga burime të dyfishta. Nëse një person që ka kryer aktivitet të paligjshëm, të dyshimtë jashtë territorit të Shqipërisë, dhe ti do i’a marrësh këto para dhe t’i fusësh në sistemin financiar, ky nuk është legalizim parash, por i parave të krimit, të dyshimta”, u shpreh ai.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se aministia do të bëhet sepse e kërkon shumica e shqiptarëve.

Ndërkohë nuk kanë munguar akuzat nga opozita, ku nënvizohet se nëpërmjet këtij procesi do të legalizohen paratë e pista.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026