Analistët në Kosovë: Asociacioni, kushti i Gjermanisë për procesin e dialogut

15 Shtator 2021 | 16:53

Procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm dhe Serbia duhet të njohë Kosovën, këto ishin dy mesazhet e kancelares gjermane Angela Merkel gjatë vizitës në Tiranë një ditë më parë në lidhje me proceset, që duhet të kalojë Ballkani Perëndimor përpara anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Po përse Merkel zgjodhi Tiranën dhe jo Prishtinën për këto mesazhe? Analistët në Kosovë nuk e shohin si anashkalim këtë fakt.

 “Kosova nuk është anashkaluar për shkak se z. Kurti ishte atje në takim së bashku edhe me kryeministrin Krivokapiç, nuk e di nëse ka qenë edhe dikush i Bosnje e Hercegovinës.”, tha Halil Matoshi.

Analisti Krenar Shala anashkalimin e vizitës së Merkel në Kosovë nuk e lidh me ndonjë arsye të veçantë.

“Anashkalimin e Kosovës do ta kisha quajtur ndoshta aksidental. Ajo nuk e ka vizituar as Malin e Zi, as Bosnje e Hercegovinën e as Maqedoninë e Veriut”, tha Kranar Shala.

Por, me këtë nuk pajtohet gazetari, Kushtrim Sadiku. 

“Mosardhja në Prishtinë flet shumë për raportin dhe për problemin që është duke ndodhur ndërmjet lidershipit kosovar dhe atij serb për sa i takon dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai. 

Sa u përket mesazheve të Merkel, Sadiku thotë së kanë qenë të pritshme nga Gjermania. 

“Mesazhet e dhëna në Beograd dhe Tiranë më shumë konfirmojnë pozicionin e vjetër të Gjermanisë që ka patur në vazhdimësi që Serbia duhet ta njohë Kosovën para se të futet në BE, ndërkohë që Procesi i Berlinit është me rendësi dhe është i pazëvendësueshëm”, shtoi ai.

Me këtë pajtohet edhe Matoshi, edhe pse shton se Merkel në Beograd nuk harroi të listonte kompromiset që Prishtina e Beogradi duhet të bëjnë për dialogun. 

 “Gjermania tek e ka njohur Kosovën e 17 shkurtit nuk ndërron nga ai pozicion dhe normalisht që i jep mesazh Serbisë që ta njohë Kosovën, por nuk ka ndonjë vizion konkret se si duhet të ndodh kjo. Madje Merkel tha në Beograd se duhet bëhen shumë marrëveshje teknike deri tek ajo finalja që do të thotë kompromise të dyanshme. Unë mendoj se kompromisi që do ta kërkojnë gjermanët nga Kosova do të jetë Asociacioni”, shtoi Matoshi.

Sa i përket “Open Balkan”, Matoshi nuk çuditet me qëndrimin e Gjermanisë, çka e mbështet edhe Krenar Shala. 

 “Si mund të bashkëpunojnë Serbia me Shqipërinë kur Shqipëria mendon se kufiri i Serbisë është në Merdare, ndërkohë Serbia mendon se kufiri i saj është në Morinë. Pra janë disa çështje që siç e vërejtëm edhe për kancelaren Merkel, ajo e tha shumë qartë se nuk mund të kompletohet “Open Balkan” edhe pa tri vendet dhe besoj se ky projekt nuk do të ketë sukses”, u shpreh ai.

Ardhja e Angela Merkel ne Ballkan shënon edhe vizitën saj te fundit në këtë pjesë të Evropës në cilësinë e kancelares së shtetit gjerman.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026