Analisti politik në Prishtinë, Arsim Lani u shpreh në Euronews Albania se Albin Kurti nuk do të ketë mundësi të jetë as kryeministër i Kosovës.
Zoti Lami sqaroi se Kurti nuk mund të marrë mandat nga Kuvendi për të drejtuar qeverisë, për shkak të vendimit të formës së prerë.
“Është mesë e kuptueshme një reagim i tillë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilit do i pamundësohet kandidimi për deputet. Mirëpo me një pasues të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, siç duket nuk do të ketë mundësi të jetë as të jetë as kryeministër i Kosovës. Dikush që është i dënuar me një afat prej një periudhe kohë prej 2 vitesh nuk mund të jetë kandidat për deputet dhe nuk mund të marrë mandat nga Kuvendi”, u shpreh ai.
Zoti Lani tha më tej se edhe Kurti e ka kuptuar pamundësinë për të kandiduar në këto zgjedhje.
“Reagimi i zotit Kurti na bën të kuptojmë që edhe Kurti e ka kuptuar pamundësinë për të kandiduar në këtë zgjedhje. Nëse ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është menduar për ta dëmtuar zotin Kurti, ky është një gabim. Kjo do i mundësojë zotit Kurtit që të jetë më e fuqishme në këto zgjedhje”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Qeveri e re probleme të vjetra, tri kabinete në 18 muaj, dialogu Kosovë-Serbi i pazgjidhur