Analisti Krenar Shala: Krimet për të cilat akuzohet Thaçi, kanë ndodhur pas luftës

24 Qershor 2020 | 14:52

Analisti, Krenar Shala thotë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas ngritjes së akuzave nga Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të japë dorëheqjen pasi do të duhet të paraqitet në Hagë për t’u marrë në pyetje si qytetar i thjesht. Sipas tij, Presidenti pas këtij zhvillimi nuk mundet që të flasë në emër të popullit të Kosovës në takimin që pritet të mbahet në Uashington më 27 qershor.

“Besoj se, Presidenti Thaçi duhet të paralajmërojë qytetarët dhe institucionet e Kosovës se duhet të japë dorëheqjen sot apo nesër, pasi pasnesër ndoshta do të ketë urdhër të paraqitet në seancën e parë të Gjykatës Speciale. Presidenti nuk mund të shkojë më as në Uashington dhe në asnjë vend tjetër, ku të flasë në emër të popullit të Kosovës pasi duhet të shkojë si qytetar i lirë para gjykatës”, tha z. Shala.

Analisti nënvizoi më tej se, për të ishte e papritur që Gjykata Speciale ngre një akuzë të tillë ndërkohë që Thaçi vijon ende të mbajë detyrën e Presidentit. Krenar Shala thotë se, ende nuk e di zyrtarisht në cilën periudhë kanë ndodhur krimet për të cilët është ngritur akuza, por thekson se bëhet fjalë për ngjarje pas Luftës së Kosovës, kohë kur kanë ndodhur shumë vrasje politike.

“Prokuroria Speciale me miratimin e gjykatës, po aludon se Presidenti i Kosovës dhe kryetari i PDK-së janë përgjegjës për 100 vrase të kryera gjatë një periudhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, kohë kur ka pasur vrasje të shumta politike. Nuk jam i befasuar se Thaçi dhe Veseli janë të akuzuar dhe zyrtarisht, ajo që më ka çuditur është se nuk e prisja këtë akuzë në një kohë kur Thaçi është ende në detyrë”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzon Thaçin dhe Veselin si përgjegjës për 100 vrasje

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026