Analisti Meçe: SPAK është nën monitorim “të dhunshëm”
Analisti Arben Meçe tha në një intervistë për Euronews Albania se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK-ut tregoi se struktura nuk është më në dorë të qeverisë.
“Çdo përpjekje e qeverisë për ta futur në të gjitha planet, nën sqetullat e veta dështoi sepse procesi vërtetoi përfundimisht që ky SPAK ndodhet nën monitorim të plotë edhe të dhunshëm, dhe unë them që shyqyr që është i dhunshëm,”- u shpreh Meçe.
Ai u kthye në retrospektivë duke kujtuar ditën që u votua në parim gjithë paketa e ligjit për SPAK-un.
“Atë ditë të gjithë mediat jepnin informacion që te të gjithë deputetët pa përjashtim kishte vajtur një mesazh që ju kërkonte pa kushte votimin dhe ai votim u bë 100%. Është votimi i parë në Republikën e Shqipërisë që pozita dhe opozita votojnë për krijimin e kësaj strukture,” – u shpreh Meçe.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve