Analistja Afërdita Maliqi: Kryetari i ri i PDK është figurë uniteti dhe mbrojtës i UÇK-së
Partia Demokratike e Kosovës zgjodhi sot drejtuesin e ri dhe ai është Memli Krasniqi. Analistja politike Afërdita Maliqi tha se z. Krasniqi nuk mund të cilësohet si figurë e re pasi ka qenë në pjesë e strukturave të PDK-së që nga viti 2004.
“Memli Krasniqi është në rrugëtimin e partisë që nga viti 2004 dhe është rritur si politikan në PDK, por nuk është shumë e re për skenën politike në dallim me Lumir Abdixhikun, i cili ka hyrë në LDK shumë më vonë”, tha ajo.
Gjatë intervistës në Euronews Albania, znj. Maliqi e cilësoi kryetarin e zgjedhur të PDK-së, Memli Krasniqin si figurë bashkimi për partinë dhe si një prej zërave mbrojtës të veprimtarisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Memli Krasniqi është një djalë, që është rritur me PDK e di frymën e mirë të PDK. Është një figurë uniteti në PDK. Ai ka qenë një ndër zërat mbrojtës të UÇK, ai ka punuar me Hashim Thaçin dhe me Kadri Veselin”, shtoi analistja.
Pyetjes së gazetarit Eno Muja se si i shpjegon ndryshimet e reja në politikën e Kosovës, analistja tha se këto zhvillime vijnë edhe si pasojë e ndikimit të fortë nga faktorët ndërkombëtarë.
Ajo shtoi se këto ndryshime, përkatësisht futja e figurave të reja në skenën politike po konsiderohen nga qytetarët e Kosovës si lëvizje normale.
“Kultura politike ndryshon, sepse ne jemi mbikëqyrur nga faktorët ndërkombëtarë. Kemi pasur prani të madhe të faktorëve, i cili ka ndikuar në kulturën tonë dhe ndryshimi është shumë normale për ndryshimet”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta