Analistja Maliqi thotë se s’ka transparencë nga ana e qeverisë Kurti për takimin e nesërm në Bruksel
Analistja Afërdita Maliqi u shpreh në Euronews Albania se nuk ka ndonjë transparencë nga ana e qeverisë Kurti se çfarë do të diskutohet në takimin e nesërm në Bruksel me presidentin Aleksandër Vuçiç.
“Nuk ka ndonjë transparencë së çfarë do të diskutohet në takimin e nesërm nga qeveria Kurti. Pavarësisht presionit të opozitës dhe presionit të publikut, ne nuk kemi një program apo ide se çfarë Kurti do të parashtrojë në takimin dypalësh me ndërmjetësimin e BE-së që do të mbahet nesër në Bruksel”, u shpreh znj. Maliqi.
Sa i përket personave që pritet të shoqërojnë nesër Kurtin në këtë takim, ajo tha se zyrtarisht nuk ka asnjë informacion, por mund të jetë deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi.
“Zyrtare nuk ka kurrëgjë, por ne e dimë që një nga viktimat, apo që është dhunuar, e abuzuar seksualisht gjatë luftës është Vasfije Krasniqi, që është edhe deputete e parlamentit të Kosovës”, tha ajo.
Nesër, në Bruksel Albin Kurti do të ulet për herë të parë përballë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke shënuar kështu dhe rinisjen e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Kurti, ka deklaruar se Kosova do të paraqitet në Bruksel si palë e barabartë me Serbinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një ditë përpara rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi, Kurti takohet për herë të parë me Vuçiç
“Vizat, në këmbim të dialogut”, Von Cramon: Ndryshimi i kufijve do të ishte toksik
Skënder Hyseni: Dialogu me Serbinë mund të përmbyllet brenda 2021
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta