Analiza e Mentor Nazarkos: Te qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës lobohet kundër marrëveshjeve

2 Tetor 2020 | 14:39

Mentor Nazarko, drejtues i Konica.al, analist dhe eksperti i çështjeve rajonale thotë se, takimet e qeverive të përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të institucionalizohen dhe në rrafshin e biznesit, shoqërisë civile dhe biznesit pasi vetëm kështu mund të bëhet një bilanc se sa progres është arritur në zbatimin e marrëveshjeve. Përveç mungesës së këtij dimensoni, z. Nazarko gjatë një interviste për Euronews Albania theksoi se, në të dy vendet ka aktorë që ndikojnë në dy qeveritë për të mos lejuar zbatimin e marrëveshjeve.

“Duhet një institutinacionalizim shumëplanësh, nëse do të kishim një gjë të tillë, z. Rama do të kishte  përballë përfaqësues të biznesit dhe kulturës që do t’i thonin se çfarë është realizuar dhe çfarë jo. Armiku më i rëndësishëm në përparimin e marrëdhënieve tona është status quo. Në skenën ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovë, ka aktorë kryesisht ekonomikë që janë të interesuar për të ruajtur status quon. Ata kanë pozita të caktuar në tregjet respektive të Shqipërisë dhe Kosovës dhe mundohen që t’i mbajnë ato me forcë. Nuk u intereson hapja e kufijve, futja në treg e lojtarëve të rinj, nuk u intereson kompeteticioni dhe këta lojtarë, tregtarë apo prodhues ndikojnë tek qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë që marrëveshjet të mos zbatohen”, deklaroi z. Nazarko.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare më tej shtoi se, marrëveshja e Uashingtonit mes Serbisë dhe Kosovës i ka dhënë një tjetër dimension takimeve të përbashkëta të dy qeverive shqiptare, pasi pjesë e marëveshjes ishin financime dhe projekte  infrastrukturore që prekin të gjithë rajonin. Duke  komentuar fjalën e kryeministrit Rama, z. Nazarko tha më tej se, kryeministri shfaqi triumin e tij për minischengen dhe i lejoi vetes që të hynte dhe në politikën e brendshme të Kosovës, pasi kritikoi Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn për qëndrimet kundër këtij projekti.

“Rama zgjodhi momentin për të shfaqur triumfin e tij për iniciativën ku beson se është njëlloj nuni bashkë me Vuçiç dhe Zaev”, tha z. Nazarko. “Kemi një dalje nga orbita e një kryeministri që flet për politikën e brendshme të një vendi tjetër. Shprehu pezmin dhe ndjenjë triumfi të tij mbi iniciativën e minischengen. U përfshi në politikën e brendshme të Kosovës dhe po përpiqet që të ndihmojnë qeverinë Hoti. Kemi dhe rivendosje të kontakteve të PS me LDK pasi Rama në Kosovë ka privilegjuar PDK dhe tani kemi një afrim të LDK me PS”, shtoi analisti.

Mentor Nazarko, drejtues i Konica.al, analist dhe eksperti i çështjeve rajonale thotë se, takimet e qeverive të përbashkëta të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të institucionalizohen dhe në rrafshin e biznesit, shoqërisë civile dhe biznesit pasi vetëm kështu mund të bëhet një bilanc se sa progres është arritur në zbatimin e marrëveshjeve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026