Analiza e PD-së për 25 prillin, Bumçi: Gara në kushte të pabarabarta

21 Qershor 2021 | 15:20

Të premten, kryesia e Partisë Demokratike miratoi metodologjinë e analizës për rezultatin e 25 prillit.

I ndarë në disa faza, analiza përfshin çdo grup seksioni deri në nivel qarku. Për këtë arsye, degët e partisë brenda datës 1 korrik duhet t’i paraqesin drejtuesit politik të qarkut, analizën e rezultatit te zgjedhjeve, duke përfshirë parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara.

Për këtë qëllim, në çdo degë të partisë, ngrihet një grup pune. Më pas, brenda 5 korrikut drejtuesi politik i qarkut paraqet raportin përmbledhës në nivel qarku ndërsa më 10 korrik raporti i kalon kryesisë. Analiza pritet të zgjasë deri në 30 shtator.

Aldo Bumçi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së tha në Euronews Albaia se zgjedhjet e 25 prillit u zhvilluan në kushte të pabarabarta.

Ndërsa sqaroi se analiza është një proces normal që kryhet nga çdo parti pas përfundimit të procesit zgjedhor, ai theksoi se partia në pushtet nuk krijoi kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, në tetë vitet e qeverisjes së Edi Ramës nuk ka asnjë reformë me marrëveshje.

“Ne nuk reaguam. Ne besuam se deklaratat publike të partnerëve ndërkombëtarë, Sekretari i Shtetit, Pompeo, Parlamenti Europian me një letër të përbashkët, të majtë dhe të djathtë, Komisioneri për Zgjerimin, do ndalonin Edi Ramën. Nuk e ndaluan. Po ne ku ishim”, tha Bumçi.

Ai u shpreh se gjithë energjinë opozitare kanë qëllim që ta bëjnë pjesë të Partisë Demokratike dhe të vazhdojnë betejën me kryeministrin Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026