Andriola Kambo për turizmin: Ta shohim trashëgiminë kulturore si një mundësi të mirë ekonomike
Ky vit pritet të jetë i mirë për turizmin në Shqipëri, pasi sezonin e kaluar pandemia bëri që shqiptarët të kalonin pushime brenda vendit, trend që nuk përjashtohet as këtë vit.
Drejtorja ekzekutive e Unionit të Bashkive, Andriola Kambo, tha se janë përgatitur tre paketa turistike që kanë si synim të përqendrojnë vëmendjen te turizmi rajonal, si një mënyrë për të kthyer vëmendjen te njëri-tjetri.
“Ne kemi një produkt, tre paketa turistike të unifikuara dhe kemi një vit për t’i promovuar. Dje patëm mundësi të mblidhnim të gjithë kryetarët e Bashkive shqipfolëse. Në fokus është strategjia për turizmin rajonal sepse duhet të kemi një reagim shoqëror për të kthyer vëmendjen te njëri-tjetri dhe kjo vëmendje lidhte me qeveritë lokale”, u shpreh Andriola Kambo.
Andriola Kambo tha se në fokus është promovimi i turizmit “brenda shtëpisë sonë”, pasi Shqipëria ka vende shumë të bukura që ja vlejnë për t’u vizituar.
Pandemia solli një anë pozitive, të rikthejmë vëmendjen te shtëpia jonë dhe ky ka qenë edhe slogani që ne kemi startuar që vjet me shumë personazhe publike të cilët dhanë një kontribut të çmuar për promovimin e spotit “Eja në shtëpinë tënde” dhe ky spot u kthye në një hit për të gjithë shqiptarët dhe diasporën. Kjo jo vetëm për të ftuar jo vetëm njëri tjetrin në qytetet tona por edhe për t’u treguar bashkëpunëtorëve tonë se kemi shumë vende të bukura.
Znj. Kambo tha se një ndër pikat më të forta të turizmit shqiptar është trashëgimie kulturore, e cila duhet të zhvillohet siç duhet, pasi përbën një mundësi shumë të mirë ekonomike.
“Duhet ta shohim trashëgiminë kulturore si një mundësi ekonomike, tashmë është momenti që të jemi më novatorë, të shfrytëzojmë këtë aset të pazhvilluar. Do të ngremë një grup pune që do të ketë një produkt konkret, do të jetë një vit kalendarik i fokusuar te rinia si një potencial i jashtëzakonshme që ne kemi”, u shpreh znj. Kambo.
Andriola Kambo tha se Unioni i Bashkive mirëpret sugjerime nga të gjithë, në mënyrë që cilësia e turizmit në Shqipëri të përmirësohet, aq sa të arrijmë rezultatet e vendeve fqinjë që kanë një turizëm më të zhvilluar sesa ne.
“Të gjithë aktorët, shoqëria civile, njerëz publik dhe të medias, që të ulen në një tryezë dhe të dalim në përfundim se si duhet ta bëjmë këtë gjë më mirë. Që të kemi kualifikime, duhet të punojmë mbi to. Për të arritur një punuar dhe për të arritur një rezultat si vendet e tjera fqinjë, na duhet pak punë më tepër dhe një koordinim më i mirë. Ne si union jemi të angazhuar për këtë”, u shpreh znj. Kambo.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta