Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
Andy Burnham është zgjedhur zyrtarisht lideri i ri i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, pasi ishte kandidati i vetëm që përmbushi kriteret e garës dhe siguroi mbështetjen e plotë të deputetëve laburistë dhe sindikatave.
Në fjalimin e tij të parë si kryetar i partisë, Burnham u prit me duartrokitje nga anëtarët e Laburistëve, ndërsa vlerësoi paraardhësin e tij, Keir Starmer, duke deklaruar se ai e udhëhoqi partinë nga një humbje historike drejt fitores më të madhe elektorale.
Megjithatë, lideri i ri dha mesazhe të qarta për një epokë të re brenda partisë, duke pranuar se politika e brezit të fundit ka dështuar në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve të zakonshëm.
“Ky është shansi ynë i fundit për të ndryshuar dhe duhet ta shfrytëzojmë së bashku. Njerëzit presin që ne t’i mbajmë premtimet dhe ne do ta bëjmë këtë. Dua të sjell rrugën e shpresës që na ka munguar prej kohësh”, deklaroi Burnham.
Ai premtoi një rikthim te një linjë më “autentike laboriste”, duke synuar transferimin e më shumë pushtetit nga institucionet qendrore në Londër drejt komuniteteve lokale.
Burnham deklaroi gjithashtu se do të kërkojë kontroll më të madh publik mbi sektorë strategjikë si strehimi, uji, energjia dhe transporti, duke argumentuar se privatizimet e kryera në vitet ’80 kanë dëmtuar interesin e qytetarëve dhe kanë rritur kostot për familjet britanike.
Bashkimi Evropian propozon zgjerimin e tregut të karbonit për fluturime
Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026