Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje divorci pas tetë vitesh
Yjet e Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë përfunduar zyrtarisht procesin e tyre të divorcit, pas tetë vitesh negociatash dhe përplasjesh ligjore. Lajmi u konfirmua nga avokati i Angeline Jolie për mediat, ndërsa pala e Pitt nuk ka bërë ende asnjë koment zyrtar deri më tani, sipas raportimeve të Associated Press.
Jolie dhe Pitt, të cilët u martuan në vitin 2014, kanë gjashtë fëmijë së bashku. Zonja Jolie paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2016, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”. Procesi i ndarjes u karakterizua nga një betejë e ashpër për kujdestarinë e fëmijëve, e cila u zgjidh pjesërisht në vitin 2021, kur një gjykatës u dha të dy prindërve kujdestarinë e përbashkët.
Çifti u njoh gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2005, “Zoti dhe Zonja Smith”, dhe lidhja e tyre shpejt u bë një nga më të komentuara në botën e showbizit, duke fituar epitetin “Brangelina” nga fansat.
Kjo ishte martesa e dytë për Pitt, i cili më parë ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston, dhe e treta për Jolie, e cila ka qenë më parë e martuar me aktorët Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.
Në karrierën e saj të spikatur, Jolie është e njohur për rolet në filma si “Lara Croft: Tomb Raider”, “Changeling”, dhe “Girl, Interrupted”, ndërsa Brad Pitt ka luajtur në filma ikonë si “Fight Club”, “Once Upon a Time in Hollywood” dhe “Tëelve Monkeys”.
Divorci i tyre shënon përfundimin e një historie që dikur shihej si një nga romancat më të famshme të Hollivudit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta