Anglia sërish në finale, “3 luanët” përballë talentëve spanjollë
Anglia nuk ka zhgënjyer në përballjen e gjashtë të kampionatit europian për të besuarit e Southgate duke fituar ndaj Holandës në shfirat 2-1. 3 luanët e nisën jo mirë duelin, me tulipanët që gjetën avantazhin me supergolin e Simons, por minutat në vijim Anglia reagoi. Kane riktheu ekuilibrat me një 11 metërsh të ekzekutuar saktë, edhe pse Verbruggen e kuptoi krahun.
Pjesa e dytë prodhoi disa raste, ku nuk munguan as tentativat e Holandës, me një Xavi Simons në superformë, por i braktisur nga shokët e skuadrës. Southgare surprizoi me lëvizjen e tij, duke inkuadruar në lojë Ollie Ëatkins, me këtë të fundit që shënoi golin e përmbysjes në minutën e 91 dhe Anglia triumfon 2-1 ndaj Holandës.
Britanikët rikthehen në finalen e kampionatit evropian sërish, gjë të cilën e bënë dhe në edicionin parardhës, po nën drejtimin e Southgate. Dueli i fundit është ai ndaj Spanjës e cila synon trofeun e katërt, me Anglinë që ende nuk e ka fituar këtë trofe. 27 sfidë të luajtura, 14 fitore për Anglinë, 10 për Spanjën dhe 3 barazime, ky është rekordi mes dy ekipeve.
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun