Anglia ‘shkatërron’ Iranin 6-2 në Katar, Bukayo Saka si Messi
Anglia e ka nisur në mënyrë spektakolare aventurën e saj në botërorin e Katarit, ku ka mposhtur me rezultatin e thellë 6-2 Iranin.
‘3 Luanët’ dominuan plotësisht takimin, ndërkohë rasti i parë konkret erdhi në minutën e 30 me Mejzon Maunt, i cili mori një top të bukur nga e djathta, por goditja e tij nuk shkoi më tepër se rrjetë e jashtme.
2 minuta më pas ishte Herri Meguajër, i cili tronditi traversën dhe konfirmoi se anglezët nuk do të lëshonin pe. Goli i parë erdhi nga mesfushori i Dortmundit, Xhud Belingam, i cili goditi saktë me kokë, duke e ndaluar topin në trekëndësh. Një këndore e ekzekutuar saktë nga Shou, gjeti të lirë në zonë Meguajërin që devijoi me kokë, ndërsa Saka lëshoi një predhë me të majtën, me topin që përfundoi në rrjetë. Në fraksionin e parë, anglezët shënuan dhe golin e tretë me Rahim Sterling.
Me një lëvizje identike si të Leo Messit, Saka realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Anglinë. Irani u përpoq të reagonte, teksa mundi të gjente dhe golin me bomberin e Portos, Mehdi Taremi. Golat e tjerë për 3 luanët erdhën nga stoli, fillimisht Rashford dhe më pas Xhek Grilish. Në minutat e fundit të përballjes pati dhe një penallti të akorduar në favor të Iranit, teksa u desh ndihma e sistemit VAR. Taremi ekzekutoi saktë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 6-2.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë