Anis Mehmeti, lojtari më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare, Sylvinho nuk e fton
Anis Mehmeti është lojtari më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare, megjithëse trajneri Sylvinho nuk ka preferuar ta thërrasë në ekip.
Sipas përditësimit të fundit të “Transfermarkt”, vlera e Mehmetit në treg është rritur nga 10 milionë euro në 14 milionë euro, duke e bërë futbollistin më të vlerësuar të Kombëtares. Pas tij renditen Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi me 13 milionë euro, ndërsa Daku dhe Broja kanë vlerë 10 milionë euro secili.
Ajo që bie në sy është fakti se Mehmeti, lojtari i Ipswich Town në Championship, nuk është ftuar në Kombëtare që nga viti 2023, kur vlera e tij në treg ishte vetëm 1.2 milionë euro.
25-vjeçari po kalon një formë fantastike këtë sezon në Championship, ku ka realizuar 11 gola dhe ka dhënë 8 asiste, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit.

Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026
Durrësi kryeqyteti i notit, 6 shtete garojnë në fundjavë në “Teuta Cup 2026”
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 08:16 Bilanci tragjik i tërmeteve në Venezunelë deri tani: 920 viktima dhe 3360 të plagosur