Ankorohet kroçiera në Durrës, 350 turistë gjermanë vizitojnë Shqipërinë
“M/S Amadea”, një nga anijet më luksoze që mban flamurin e Bahamas, u ankorua të martën në kalatën nr.4 të portit më të madh në vend.
Kapiteni i saj, Muehlbach Wilfried thotë për “Euronewss Albania” se kroçera vjen me 354 turistë gjermanë në bord, që vizitojnë për herë të parë Shqipërinë.
“Jemi 354 pasagjerë dhe 304 anëtarë të ekuipazhit. Është hera e tretë për mua që vij në Shqipëri, por jo për turistët në bord. Ne do të qëndrojmë një ditë këtu dhe turistët do të mund të vizitojnë Durrësin, Krujën dhe Beratin“, u shpreh ai.
Ata janë njohur me vendin tonë kryesisht nga bisedat me gjermanë të tjerë, të cilët kanë qenë më herët në Shqipëri.
“Është hera e parë që vij. Kam dëgjuar për vendin tuaj nga miq të mitë që e kanë vizituar gjatë pushimeve. Na pëlqen që ka një shëtitore me bare buzë detit”, thotë një gjermane.
I njohur me projektin ambicioz të transformimit të portit, kapiteni thotë se presin ndryshime kur të kthehen vitin e ardhshëm.
“Kam parë vetëm prezantimin në fakt, por duket shumë i bukur dhe jam shumë kurioz për ta parë sesi do të transformohet. Krahasuar me vitet e shkuara, porti s’ka ndonjë ndryshim, prandaj pres që kur të vijmë vitin tjetër të shohim sesi po punohet”, theksoi kapitaeni.
Kjo ishte kroçera e fundit që vizitoi portin e Durrësit për këtë vit, që për autoritetin portual ka qenë i suksesshëm.
“Kjo është prekja e 21-të, kroçera e 21-të që viziton portin e Durrësit për vitin 2022. Mund të themi që ishte një sezon i suksesshëm, pasi kishim planifikuar vetëm 16 në fillim dhe ja ku erdhëm të e 21-ta”, deklaroi Tauland Allka – Kapiten i Portit Durrës.
Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, përgjatë periudhës janar-tetor 2022, 91 mjete lundruese turistike janë ndalur në Portin e Durrësit, duke sjellë me vete 4678 turistë të huaj.
LEXONI GJITHASHTU
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane