Anulohen 4 fluturime drejt Italisë, ofruesit e transportit ajror në grevë për shkak të shkurtimeve të stafit
Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar ditën e sotme se janë anuluar 4 fluturime drejt Italisë, të planifikuara për t’u realizuar me datë 6 korrik. Në një prononcim Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se shkak për anulimin është bërë një grevë e përgjithshme e ofruesve të shërbimit ajror.
Greva po zhvillohet në kompanitë Alitalia, Air Italy dhe Blue Panorama. Mediat italiane kanë shkruar se linjat e mësipërme ajrore në Itali, janë në krizë të rëndë dhe kanë dalë në grevë në mbrojtje të punëtorëve.
Sindikatat kërkojnë kundërshtimin e pushimeve nga puna, sigurimet e duhura shoqërore, fillimin e një reforme për riorganizimin e sistemit të aeroportit dhe rifinancimin e Fondit të Jashtëzakonshëm të Transportit Ajror.
Alitalia njoftoi gjithashtu, se biletat e shitura tashmë në fluturimet e Italisë, nuk do të jenë vlefshme. Fluturimi i parë që anulohet është ai Tiranë-Romë që do niste ne aeroportin “Nënë Tereza” në orën 11.25 paradite. Fluturimet e tjera që anulohen gjithashtu, janë Tiranë-Pisa, Romë-Tiranë dhe Pisa- Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta