Apeli i fortë i Yuri Kim: Jepini fund lojërave politike, nuk ka pazar me reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi

22 Maj 2020 | 09:27

Ka qenë e qartë dhe e prerë në kërkesat e saj drejtuar politikanëve në Shqipëri ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat paraditen e sotme, e dërguara e Shtëpisë së Bardhë në Shqipëri kërkoi nga liderët politikë në Shqipëri t’i japin fund lojërave, ndërsa iu kujtoi se me reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore nuk mund të bëhen pazare dhe se ato duhet të përmbyllen sa më shpejt, ashtu siç i është premtuar SHBA-së dhe popullit shqiptar.

“Mesazhi im është shumë i qartë, SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do.

Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes evropiane. Nuk mund t’i keni këto pa reformë zgjedhore nuk mund t’i keni pa reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë gjëra që bëhen me pazar.

Janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra dhe është koha që të realizohet reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore, ashtu si liderët i kanë premtuar SHBA-ve dhe popullit shqiptar”, u shpreh ambasadorja e SHBA.

Përmes një postimi në Twitter një ditë më parë, ambasadorja e SHBA fliste për mundësinë e një marrëveshjeje të fshehtë mes palëve për të “vrarë” reformën në drejtësi.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, ka deklaruar ambasadorja amerikane në një reagim në Twitter.

Mund të lexoni gjithashtu:

Marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë

Deklarata e Yuri Kim për reformën në drejtësi, Andoni: SHBA ka burime që ne nuk i kemi, po rishfaqen kulisat

“Marrëveshje për të vrarë drejtësinë”, Rama mbështet Yuri Kim: Ferri është bosh, djajtë janë këtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026