Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin me 10 muaj burg për Rovena Vodën

11 Janar 2023 | 14:42

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 10 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda.

Voda u deklarua fajtore për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, akuzë për të cilën ajo u dënua me 1 vit e 3 muaj burg.

Duke përllogaritur gjykimin e shkërtuar dënimi shkon në 10 muaj.

Sipas Apelit të GJKKO-së, vuajtja e dënimit nga e pandehura fillon nga dita e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest ne shtëpi”, datë 13.7.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Me këtë dënim ish-zv.ministres i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike, për një periudhë 5-vjeçare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026