Apeli shtyn vendimin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla
Gjykata e Posaçme të Apelit ka shtyrë për më 22 shtator vendimin për ankimin e ish-prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla i cili kundërshton vendimin e shkallës së parë të kësaj gjykate.
Kjo e fundit pranoi kërkesën e SPAK për të dënuar ish-prokurorin e përgjithshëm me 2 vite burg si dhe përjashtim për 5 vite nga funksionet publike me akuzën e fshehjes së pasurisë.
Avokati i Llallës deklaroi gjatë seancës së sotme se mungesa në seancë e ish-prokurorit të përgjithshëm vjen pasi ky i fundit është në spital duke qenë se vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Sipas tij gjendja shëndetësore e ish-zyrtarit të lartë është e renduar, prandaj ai nuk është prezent.
Por kërkesa e avokateve për të administruar aktet e ekspertimit është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Aktet e ekspertimet e paraqitura nga avokati i Llallës janë: Akt ekspertimi lidhur me gjendjen shëndetësore të ish-prokurorit i cili sipas tij vuan nga një sëmundje e pashërueshme; disa fatura bankare që sipas avokateve vërtetojnë mbulimin e shpenzimeve të lindjes së djalit; akt ekspertimi për vlerën e banesës.
Katër muaj më parë Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për fshehje të pasurisë, vendim që u ankimua në Apel nga ish-kryeprokurori.
Gjyqtarja Daniela Shirka dënoi me 2 vite burg ish-kryeprokurorin dhe i hoqi drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Llalla u shpall fajtor edhe lidhur me shpenzimet për lindjen djalit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh.
Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe toke në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës, të cilat do të kalojnë në pronësi të shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta