Aplikimi në çerdhe, Zhaneta Beqiri sqaron se si do bëhet përzgjedhja e fëmijëve

23 Qershor 2020 | 15:22

Me maskë dhe duke ruajtur distancën, prindërit presin të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtuesit e çerdheve thonë se numri i aplikimeve është më i lartë sesa kapacitetet e këtyre institucioneve. Ndërsa prindërit, edhe pse presin të aplikojnë thonë se nëse numri i personave me COVID-19 do të jenë në rritje, nuk do t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe.

“Do gjej mundësi tjetër, po do e shmang. Më duket e vështirë për një fëmijë 6 muajsh që të vijë në çerdhe”, thotë një prind.

“Nëse do bëhet një masë e madhe numri, normalisht që do ta mbaj në shtëpi pastaj”, shton një tjetër.

Afati për aplikim është deri më 26 qershor dhe drejtorja Zhaneta Beqiri na tregon se si do të bëhet përzgjedhja e fëmijëve.

“U jepet prioritet për ta marrë shërbimin atyre fëmijëve që i kanë prindërit në marrëdhënie pune, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e prindërve me nevoja të veçanta, fëmijët që kanë statusin e jetimit apo që prindërit kanë statusin e jetimit, fëmijët që vijnë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe fëmijët që vijnë nga familje monoprindërore”, sqaron znj. Beqiri.

Prindërit duhet të paraqesin certifikatë familjare si dhe vërtetim pune, ndërsa brenda 15 korrikut do të marrin njoftimin nëse fëmija i tyre është pranuar apo jo në çerdhe.

“Për ata prindër që nuk do mundet që fëmijët e tyre të marrin në fazën e parë shërbimin, që nuk do plotësojnë këto kritere, gjatë vitit sa herë që të krijohen hapësira në çerdhe do ketë faza të tjera të regjistrimeve”, thotë drejtorja e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve.

Bashkia Tiranë ka 35 çerdhe me një kapacitet prej 3500 fëmijësh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026