Aplikimi për karta ID, Ministria e Brendshme: Zyrat e Gjendjes Civile do jenë hapur edhe nesër

8 Janar 2021 | 12:37

Ministria e Brendshme njofton se të gjitha zyrat e Gjendjes Civile ku ka qendra aplikimi për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, 9 janar 2021.

Ministria e Brendshme fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.

Dy ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u bëri thirrje shqiptarëve që u ka skaduar karta e identitetit që të pajisen me këtë dokument, në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lexoni gjithashtu:

Ambasadorja e SHBA-ve thirrje qytetarëve: Merrni kartat e reja të ID që të votoni për zgjedhje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026