Aplikimi për viza, pandemia COVID-19 zgjat kohën e pritjes për qytetarët e Kosovës

4 Janar 2021 | 13:19

Kërkesat e shumta, por sidomos pandemia, u kanë shkaktuar probleme të mëdha atyre që presin viza gjermane për bashkim familjar. Madje, ka raste si Nasret Berisha që për shkak të pritjes, u nda me gruan e parë në Francë. Tani ka frikë se mos nuk do të bashkohet as me të dytën në Gjermani.

“Tani të ndahem edhe me të dytën se s’po kemi mundësi të shkojmë. Na kanë vendosur shumë kushte, jo gjuhën, jo këtë e atë. Gruaja s’ka qenë qe një vit. Për shkak të pandemisë e punës sepse edhe ajo ka punë atje”, thotë Nasret Berisha, banor nga Kaçaniku.

Problem të ngjashëm ka edhe Hamide Shehu me origjinë nga Tirana, por e cila ka 30 vjet që jeton në Këln të Gjermanisë. Bashkëshortin nga Kosova, thotë se s’po mundet ta marrë me vete për shkak të pritjes së gjatë për vizë.

“Unë vij pothuajse çdo muaj në Kosovë për problemin e burrit, ngaqë nuk e kam burrin atje dhe më duhet të vij patjetër. Sigurisht se bashkëshorti është vetëm, unë vetëm e detyrohem të vij patjetër”, tregon Hamide Shehu, banore nga Këlni.

Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në Gjermani, me viza për bashkim familjar. Javë më parë, Qeveria gjermane iu përgjigj grupit parlamentar të liberalëve (FDP) në Bundestag për këtë çështje.

“Për shkak të pandemisë, kohëzgjatja në pritje për një takim në ambasadë është zgjatur mesatarisht gjashtë deri tetë muaj. Më shumë se një vit duhet të presin familjet nga Kosova e Serbia. Ndërsa në ambasadat e Sarajevës dhe të Tiranës pritja për vizë bashkimi familjar shkon deri në dhjetë muaj, e në Shkup deri në tetë muaj”, ka bërë me dije qeveria gjermane. 

E kjo pritje është shndërruar në torturë për ata që duan të jenë bashkë me familjet e tyre.

Përveç mbylljes së ambasadave për shkak të pandemisë, Qeveria gjermane pati thënë se edhe masat e higjienës, si puna me staf të përgjysmuar e ka ngadalësuar procesin.

“Numri i njerëzve që duhet të jenë njëkohësisht në zyrat e pritjes dhe në sportelet e dhënies së vizave është i kufizuar, e kjo bën që koha e pritjes deri në takim në ambasadë, të bëhet më e gjatë”, ka bërë me dije qeveria e Gjermanisë.

Më 26 gusht 2020 qeveria gjermane miratoi zgjatjen e së ashtuquajturës Rregullore të Ballkanit Perëndimor për punëtorët e kualifikuar e gjysmë të kualifikuar. Megjithatë, kjo rregullore nuk prek procedurën për dhënien e vizave për bashkim familjar, e cila mbetet e pandryshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026