Apple do hedhë në treg automjetin që drejtohet nga iPhone

5 Tetor 2023 | 18:50

Teknologjia në ditët e sotme po thyen çdo limit. Nëse deri dje një automjet kërkonte një shofer, tashmë shoferi mund ta drejtojë atë përmes një smartfoni. Këtë e ka bërë realitet kompania prestigjioze Apple.

Projekti Titan, i nisur vite më parë, pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm. Ajo çka e bën këtë makinë të veçantë nga të tjerat është pikërisht teknologjia, e cila do t’i mundësojë shoferit të drejtojë mjetin përmes iPhonit të tij. E ngjashme me Autopilot e prodhuar nga Tesla, Titani është një mjet i tipit cruiser, i cili, si çdo pajisje tjetër Apple, do të funksionojë përmes sistemit operativ iOS.

Kompania që revolucionarizoi botën në 2007 me lançimin e telefonave iPhone, duket se do të shkundë edhe një herë konkurrentët duke ndryshuar krejtësisht tregun e automjeteve.

Në një deklaratë më herët, drejtuesi i kompanisë kaliforniane, Tim Cook, tha se sistemi autonom është teknologjia bazë mbi të cilën është zhvilluar projekti i makinës. Makina e re është bazuar mbi teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe ende nuk ka një datë konkrete se kur do të përdorin qytetarët këto makina. Hyrja e Apple në tregun automotiv pritet të ndryshojë jo vetëm të ardhmen e industrisë së makinave, por tërësisht botën e teknologjisë së automatizuar.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026