Apple do të preznatojë produktin e ri më 19 shkurt

14 Shkurt 2025 | 12:54

Drejtori i përgjithshëm i korporatës amerikane të teknologjisë Apple, Tim Cook, ka njoftuar në rrjetin social “X” se kompania do të prezantojë një produkt të ri më 19 shkurt dhe ekspertët presin që ai të jetë gjenerata e re e iPhone SE.

“Bëhuni gati për të takuar anëtarin më të ri të familjes. E mërkurë, 19 shkurt ”, ka shkruar Cook në rrjetin “X”.

Thuhet se iPhone SE i ri do të jetë me ndryshime të rëndësishme të dizajnit si ekrani më i madh dhe futja e një sistemi autentikimi biometrik për njohjen e fytyrës në vend të identifikimit të mëparshëm të gjurmëve të gishtave , raporton portali Verge.

Gjithashtu përflitet se telefoni i ri do të ketë një çip A18 që do të mundësojë përdorimin e veçorive të inteligjencës artificiale të Apple (Apple Intelligence).

Apple do të bashkëpunojë me kompaninë kineze të teknologjisë Alibaba për të prezantuar veçoritë e AI në iPhone në Kinë , tha dje kryetari i kompanisë kineze, Joe Tsai, duke konfirmuar raportimet nga disa media.

LEOXNI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026