Apple ofron 1 mln dollarë për këdo që mund të hakojë serverat e rinj të kompanisë
Apple po ofron deri në 1 milion dollarë nëse një haker hyn me sukses në serverët e rinj të kompanisë, ata fokusohen në inteligjencën artificiale.
Kompania ka projektuar serverë Private Cloud Compute për të përmirësuar privatësinë e përdoruesve.
Këta serverë fshijnë automatikisht kërkesat e përdoruesve pas përpunimit dhe ofrojnë enkriptim, duke garantuar që kompania nuk mund të aksesojë informacionin e kërkesave të bëra përmes Apple Intelligence AI.
Apple ka angazhuar ekspertë të sigurisë për të rishikuar këtë veçori, fillimisht duke punuar me studiues, por tani kanë zgjeruar sondazhin për të përfshirë edhe publikun.
Për të nxitur kërkimin në Private Cloud Compute, Apple ka zgjeruar programin e shpërblimeve të sigurisë, duke ofruar shpërblime deri në 250,000 dollarë për gjetjen e dobësive që komprometojnë privatësinë dhe sigurinë e serverëve.
Po ashtu, ata ofrojnë një shpërblim deri në 1 milion dollarë për zbulimin e gabimeve të ekzekutimit të kodit.
Apple do të shpërblejë gjithashtu raportet që nuk bien domosdoshmërisht në kategoritë e publikuara, duke theksuar angazhimin e saj për sigurimin e privatësisë së përdoruesve.
LEXONI GJITHASHTU:
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë