Arben Imami firmosi për privatizimin e kompleksit Partizani, thotë ish-drejtori
Ish-drejtori i klubit sportiv Partizani, Isa Tare deklaroi se ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka përgjegjësinë kryesore për privatizimin e truallit ku ushtronte aktivitetin skuadra kryeqytetase.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Tare u shpreh se Imami ka firmosuar për ta privztuar truallin, sipas tij, në mënyrë të padrejtë.
Tare tha se SPAK duhet të marrë në pyetje Imamin në lidhje me këtë çështje.
“Në radhë të parë, ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka përgjegjësinë kryesore, ia ka kaluar pronarëve padrejtësisht, kur pronarët që në kohën e Italisë janë shpërblyer për këto gjëra. Ka dokumente në Firence, të gjitha dokumentat ku janë shpërblyer dhe kanë marrë paratë, ekzistojnë të gjitha në Itali. Fatmir Mediu nuk ka qenë ministër i Mbrojtjes, por ndoshta ka dijeni. Arben Imami duhet të ishte kryesori.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është thirrur këtë të mërkurë si deklarues për hetimin që ka nisur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, privatizim i kryer në kohën kur ai ishte ministër.
Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta