Arben Skënderi: Partitë e mëdha kanë polarizuar maksimalisht militantët e tyre
Sipas kandidatit për deputet të Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, partitë e mëdha me qasjen e tyre në fushatë “i kanë polarizuar maksimalisht militantët e tyre”, ndërkohë që për partitë e reja problem mbetet sistemi.
Duke folur në emisionin “Ilva Now” përballë analistëve Aleksandër Çipa dhe Redi Shehu, Skënderi tha se ndryshe nga sa deklarojnë “nuk i kanë mobilizuar, por gati dhunuar militantët”.
Skënderi tha se ajo që shihet në ekrane me mitingjet dhe organizimet e partive kryesore “është maja e ajsbergut”, pasi në tërësi, sipas tij fryma në bazë është tjetër.
“Në organizatat [bazë]… oferta që kanë përballë [militantët] është ‘hajde t’ia dalim një rotacioni se pastaj kismet çfarë do të bëjmë’, ndërkohë që njerëzit presin shumë më tepër,” – u shpreh Skënderi.
Për sa i përket partive të reja, Skënderi tha se ato shihen me sy të keq nga partitë e mëdha, pasi “ato nuk duan lojtarë të rinj në fushë”.
“Pengesat janë reale, dihet, dy dinosaurët e mëdhenj të politikës shqiptare nuk duan të pranojnë që të ketë lojtarë në fushë, është diçka që është e dukshme prej vitesh tashmë, por për fatin e mirë të votuesve të pavendosur, ose të atyre që kanë hequr dorë nga politika, në fushë ka alternativa nga më të ndryshme dhe shumë dinjitoze dhe do ketë surpriza këto zgjedhje,” – tha Skënderi.
Sipas kandidatit për deputet të “Bindjes Demokratike” problemi kryesor për partitë e reja është sistemi. Ai tha se vështirësitë për alternativat e tjera përtej partive kryesore vijnë nga “sistemi që i mban në këmbë partitë e mëdha”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Endri Shabani: Një pjesë e mirë e qytetarëve besojnë se vendosin ndërkombëtarët kush qeveris
- Endri Shabani: Partitë e mëdha prodhojnë gjithçka, përveç entuziazmit
- Arben Skënderi: Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, qytetarët tashmë kanë alternativa
- Skënderi zbulon shqetësimin e PS dhe PD: Tmerrohen nga hyrja e alternativave në Parlament
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën
- 15:30 Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
- 15:16 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten