Arbëresha Loxha: Tre hapa se si Kosova të bindë vendet skeptike të BE-së

9 Tetor 2020 | 07:30

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtorja e Grupit për Studime Politike dhe Juridike, Arbëresha Loxha foli rreth faktit që pavarësisht plotësimit të kushteve Kosova ngelet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk mund te udhëtojë i lirë.

Pyetur rreth mënyrës se si mund të binden vendet anëtare ajo theksoi se institucionet në Kosovë përveç përmbushjes së kushteve nuk kanë marrë asnjë masë për  të bindur vendet anëtare në BE.

Fillimisht ajo përmendi seriozitetin që Kosova duhet të tregojë në mënyrë që të provojë se ka një strukturë të mirëfilltë e cila koordinon, monitoron dhe menaxhon procesin integrues.

Një tjetër ide për atë çfarë mund të bëjë Kosova për bindjen e vendeve skeptike është dhe krijimin e grupeve të punës, që siç tha znj. Loxha është propozuar nga kjo qeveri dhe qeveria e mëparshme e Kosovës.

Së fundmi Arbëresha Loxha përmendi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pyetur rreth uljes së Kosovës në bisedime pa kushte dhe agresivitetit të politikave të Serbisë ajo ra dakord me këtë pjesë duke e konsideruar këtë një gabim shumë të rëndë të qeverisë së Kosovës.

“Konsensusi që bën Kosova nuk është i lidhur me një marrëveshje përfundimtare e cila rezulton në njohjen e Kosovës nga Serbia”,- u shpreh ajo.

 

Lexoni gjithashtu: 

Varhelyi në Prishtinë, eksperti i ekonomisë: Asnjë qeveri nuk ka diçka konkrete sa i përket investimeve

Vjosa Osmani apel të qartë Bashkimit Europian: Kosovës duhet t’i hiqen vizat

Deputetja e AAK: Deklaratat e Varhelyit të pakuptimta, BE i ka hyrë në hak Kosovës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026