Arbërie Nagavci: Gjykata Speciale është e padrejtë, gjykon vetëm UÇK-në
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka folur për zhvillimet në Kosovë, ku në javën e fundit janë arrestuar tri figura të njohura si epror dhe veteranë të UÇK-së përkatësisht; Salih Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ajo tha se diskutimet për Gjykatën Speciale nuk janë të reja për shoqërinë shqiptare në Kosovë.
“Diskutimet që po bëhen për çështjen e Gjykatës Speciale janë riaktivizuar, sepse kjo nuk është temë e re. LVV-ja qysh në kohën kur është iniciuar krijimi i Gjykatës Speciale ka kundërshtuar mënyrën se si është propozuar krijimin e saj, duke cilësuar ashtu sikurse është një gjykatë e padrejtë, një etnike dhe synon një grup të caktuar. Deklaratat e kryetarit Kurti kanë qenë në linjën e asaj që kemi thënë gjithmonë, për fat të keq UÇK gjatë gjithë kësaj kohë nuk është institucionalizuar në çfarëdo dokumenti”, tha ajo.
Zonja Nagavci u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar që në fillim propozimin e kësaj gjykate, duke e cilësuar të padrejtë dhe që gjykon vetëm veprimtarinë e UÇK-së.
“Skenarët e fundit që kemi parë, janë skenarët të cilët tregojnë mungesën e sinqeritetit. Dhomat e Specializuara tashmë kanë 5 vite që po e kryejnë punën sipas mandatit që i dhanë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Arsyet se pse e ne kemi kundërshtuar është fakti se kjo është një gjykatë që po gjykon vetëm UÇK-në. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë, një përpjekje e kamotshme për arritjen e lirisë”, tha ajo.
Lexoni gjithashtu:
Ish-eprori i UÇK-së Salih Mustafa të hënën del para “Speciales” në Hagë
Kryeministri Avdullah Hoti komenton zhvillimet e djeshme në zyrat e OVL-UÇK-së
Zhvillimet në Kosovë, Hashim Thaçi dënon arrestimin e përfaqësuesve të OVL-UÇK-së
Policia e Kosovës ndalon nënkryetarin e OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj
Nasim Haradinaj: Do publikojmë në media CD-të që janë paralajmëruar të vijnë pranë zyrave të OVL-UÇK
Tensionohet situata në Kosovë, qytetarët bllokojnë rrugën dhe gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX
EULEX arreston kreun e veteranëve të UÇK
Hysni Gucati: Do të bindim opinionin publik se Gjykata Speciale bashkëpunon me Serbinë
Gjykata Speciale konfirmon arrestimin e ish-zyrtarit të FSK, Salih Mustafa
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta