Arbërie Nagavci: Pandemia me COVID-19 në Kosovë është jashtë kontrollit
Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti për dështim në menaxhimin e gjendjes me pandeminë COVID-19 në Kosovë, në kohën kur vendi vazhdon të përballet me shifra të larta ditore që nga shpërthimi i epidemisë në mesin e muajit mars.
Në Kuvendin e Kosovës, ku po zhvillohet një debat parlamentar për menaxhimin e gjendjes me coronavirus, e dyta e legjislativit nga radhët e VV-së Arbërie Nagavci tha se rritja e rasteve javëve të fundit ka çuar vendin në një krizë të shumanshme.
“Masat e marra prej korrikut e deri sot nga qeveria kanë një problem themelor. Nuk garantojnë siguri dhe mbështetje për qytetarët. Logjika nga çka udhëheqin qeveritarët tregon se barrën më të madhe e kanë hedhur te vetë qytetarët. Kërkohet prej tyre t’ia dalin si të munden dhe këto e dëshmojnë gjitha masat prej idesë së tërheqjes së parave nga trusti e deri te mbulimi i të gjitha shpenzimeve për kurimin e infektuarve. Jemi në një krizë të shumanshme nga COVID-19. Situata është krejtësisht jashtë kontrollit. Është e qartë se qeveria dhe ministritë nuk po ia dalin të menaxhojnë me këtë krizë dhe kriza është ajo që është”, tha ajo, raporton Kosova Press.
Ajo shtoi se pasojat e pandemisë dhe mosmarrja e masave të duhura nga strukturat shetërore ka vënë në vështirësi jetën e qytetarëve të Kosovës.
“Situata me pandeminë në vend është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë. Shifrat e larta me qindra infektime brenda ditës dhe një numër i lartë i vdekjeve nga COVID-19 janë alarmante dhe po përkeqësohen çdo ditë e më shumë. Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit kemi pasur rreth 4000 të infektuar dhe 50 qytetarë tanë kanë humbur betejën me COVID-19. E njëjtë është situata me gjitha grupet shoqërore, që mbajnë mbi supe pasojat e pandemisë”, tha Nagavci.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta