Ardi Veliu mbledh vartësit, në fokus analiza e punës së drejtorive të policisë në qarqe

30 Qershor 2021 | 14:19

Këtë të mërkurë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar një takim me të gjithë drejtuesit e drejtorive kriminale në rang drejtorish dhe komisariatesh. Në takim janë analizuar të gjitha të dhënat e qarkores së ngarkuar më herët nga drejtuesi i policisë, Ardi Veliu.

Më konkretisht, në fokus kanë qenë lokalet që frekuentohen nga personat me precedentë kriminalë, informacionet dhe arrestimet e bëra për armëmbajtje pa leje, situatën e kanabisit në vend, hetimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale si dhe operacionet për ndërtimet pa leje.

Mbledhja ka zgjatur për disa orë dhe vjen pak kohë pasi drejtori Ardi Veliu mblodhi drejtuesit e qarqeve, dhe pritet që vartësit e tij të analizojnë çfarë kanë përmbushur nga porositë e dhëna.

Një nga pikat më rëndësishme është ajo e zbardhjes së ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin, për të cilat ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi paralajmëroi dhe një reformim të uniformave blu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026