Ardian Çapja transferohet në ambinetet e spitalit të burgut në QSUT
Ardian Çapja ka lënë ambientet e spitalit të Kardiokirurgjisë në QSUT, duke u transferuar në ambientet e spitalit të Burgut.
Nëpërmjet avokatit të tij, Çapja ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit Durrës, duke argumentuar për një masë më të butë.
Çapja u arrestua pak ditë më parë gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.
Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Florenc Çapja, të akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.
Hetimet për ngjarjen u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së Elbasanit është dëshmia e Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij.
Bardhi pasi u zbulua nga shenja e gishtit në targën e makinës së përdorur për vrasjen, zgjodhi të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar detaje.
Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.
Lexoni gjithashtu:
Përfundon seanca për Ardian Çapjan, vendoset masa e “arrestit me burg“
Merret në mbrojtje Ritvan Sukaj, prokurori i çështjes së Ardian Çapjas
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta