Ardian Civici: Kontratat e PPP-ve borxh që rëndon buxhetin, duhet ndryshuar ligji
Ardian Civici, ekspert ekonomie, tha gjatë një interviste për Euronews Albania se, qeveria duhet të rishikojë dhe ndryshojë ligjin për koncesionet me skemën e financimit Partneritet Publik Privat.
Raporti i fundit të BERZH thotë se borxhi publik mbetet i lartë, dhe gjatë vitit të kaluar ka mbërritur në rreth 68.0 për qind të PBB-së, pa marrë në konsideratë kostot koncesioneve PPP dhe për këtë arsye i këshillon qeverinë të rishikojë kuadrin ligjor të tyre.
Për z. Civici shqetësim për PPP-të në Shqipëri kanë shprehur shqetësim dhe institucionet të tjerë ndërkombëtare si FMN apo Banka Botërore.
Eksperti i ekonomisë deklaroi se, PPP mund të përbëjnë rrezik për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe të financave publike pasi kontrata të tilla rëndojnë në buxhetet e ardhshme duke kufizuar investimet.
“Ne i quajmë detyrime por në fakt është njëlloj borxhi. Në sugjerimin e BERZH i kërkohet qeverisë që të jetë e matur dhe më e kujdesshme në miratimin e PPP-ve të reja pasi tashmë janë bërë një masë shumë e madhe financiare dhe monetare për t’u paguar dhe kështu buxheti bëhet më i rënduar dhe i kufizuar për të bërë shpenzime të tjera”, deklaroi z. Civici.
Sipas tij, përveç rëndimit që i bëjnë buxhetit të shtetit, theksoi se, problemi tjetër është se nuk jemi të sigurt që koncesionet e PPP-ve janë projekte strategjike dhe të domosdoshme për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
Ndërsa duke komentuar masat e fundit kufizuese të qeverisë, z. Civici tha se oraret e vendosura do të kenë ndikim minimal tek bizneset por nëse kufizimet do të ashpërsohen në të ardhmen atëherë do të duhen paketa mbështetëse për biznesin.
Lexoni gjithashtu:
Raporti i BERZH: Rritet korrupsioni, PPP-të rrezikojnë borxhin
Eksperti i ekonomisë: Ishte e pritshme që s’do të kishte kurora dafine për qeverinë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta