Cilët janë skenarët për të ardhmen e Procesit të Berlinit, sipas ekspertit Haçkaj

6 Korrik 2021 | 12:56

E ardhmja e Procesit të Berlinit është e paqartë pas samitit të fundit nën drejtimin e kancelares Merkel.

Ekzistojnë dy skenare për formën që do të marrë Procesi i Berlinit pas këtij samiti, njëri parashikon që ky proces të kalojë nën Kujdestarinë e Bashkimit Evropian, tjetri që të vijojë të jetë nën kontrollin e Gjermanisë, ose shteteve të tjera të BE-së.

Drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ardian Haçkaj tha për Euronews Albania se “pritet që pas takimit të fundit me znj. Merkel, të zhvillohet një proces akoma më i strukturuar në mekanizmat e tij të qeverisjes”.

Ardian Haçkaj theksoi se Procesi i Berlinit ka arritur që t’i sigurojë një konkretizim politik bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe të rikthejë në qendër të vëmendjes rëndësinë që ka projekti i infrastrukturës për zhvillimin e rajonit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026