“Arena Kombëtare” do të quhet “Air Albania Stadium”
“Air Albania Stadium”, nga dita e hënë e në vazhdim, pritet të jetë emri i ri i ish-stadiumit “Qemal Stafa” që në projektin fillestar u emërtua si “Arena Kombëtare”.
Sipas informacioneve të bëra publike nga mediat online, ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar ofertën e kompanisë ajrore, “Air Albania”, e cila ka fituar kundrejt kompanive të tjera që garuan për të vendosur emrin e tyre në fasadën e ish-stadiumt “Qemal Stafa”.
Sipas informacioneve të bëra publike, kompanitë që garuan duhet të plotësonin kwto kritere:
Reputacion në treg, të kishin një xhiro vjetore minimale prej 10 milion eurosh dhe të kishin siguruar kontrata 5-vjeçare me mbi 3 milion euro.
Ditën e nesërme, datë 10.11.2019, në ish-stadiumin “Qemal Stafa” është konfirmuar të luhet ndeshja testuese mes Vllazënisë dhe Apolonisë, e vlefshme për kampionatin e futbollit të femrave.
Ndërkohë, në datën 17 nëntor 2019, pritet të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Francë, për fazën eleminatore të EURO 2021, nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve.
Sipas kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ndërtimi i stadiumit ka kushtuar 75 milion euro dhe kapaciteti i tij është 22 mijë vende. Tribunat e stadiumit janë të mbuluara.
Impjanti i ri ka një sipërfaqe prej 43 mijë metrash katrorë, nga të cilat 25 mijë metra katrorë shërbejnë për stadiumin, 10 mijë metër katrorë për zyrat dhe 8 mijë metër katrorë për dyqanet.
Ndërtimi i ish-stadiumi Qemal Stafa ka filluar në vitin 1939 në Tiranë. Pas një ndërprerje 3-vjeçare në vitin 1943, impjanti përfundoi së ndërtuari në vitin 1946. Inagurimi i tij është bërë në datën 07 tetor të vitin 1946 dhe kapaciteti i tij ka qenë 19 mijë e 700 vende.
Në vitin 2016 ish-stadiumi Qemal Stafa, filloi të shembej për t’i lënë vendin ndërtimit të një stadiumi të ri, modern me më shumë vende, “Arenës Kombëtare”.
Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët e para në Kupën e Botës, përfundon 1-1 ndeshja në Atlanta
Liverpooli nënshkruan me Victor Munoz nga Osasuna
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:17 “Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat