Argjentina po përgatit një pritje spektakolare për futbollistët

19 Dhjetor 2022 | 21:39

Skuadra e Argjentinës, e cila fitoi titullin në Kupën e Botës në Katar, do të mbërrijë në Buenos Aires të martën rreth orës 7.

Ekspedita e kombëtares së Argjentinës është nisur sot nga Doha, e cila do të ndalet në aeroportin e Romës për furnizim me karburant. Mediat argjentinase presin që lojtarët e kampionit të ri të botës të mbërrijnë në aeroportin e Buenos Aires rreth tre orë pas mesnate me orën lokale, ose shtatë të mëngjesit me orën e Evropës Qendrore.

Më pas karvani me futbollistët do të niset drejt kryeqytetit të Argjentinës. Mediat vendase theksojnë se në Buenos Aires po përgatitet një pritje spektakolare për futbollistët dhe në rrugë priten qindra mijëra njerëz. Festa qendrore duhet të organizohet para pallatit presidencial Casa Rosada dhe Lionel Messi dhe shokët e tij të shfaqen me kupën në ballkonin e kësaj godine.

Në këtë vend u mbajt një festë edhe në vitin 1986 kur Argjentina fitoi titullin e WC në Meksikë, dhe trofeu iu dorëzua tifozëve nga Diego Armando Maradona.

Argjentina mbrëmë fitoi titullin e kampionit të botës për herë të tretë në histori, pasi në finale pas një paraqitjeje më të mirë të penalltive mposhti Francën me rezultat të përgjithshëm 7:5. Ndeshja përfundoi pa fitues pas 90 minutash, 2:2, ndërsa pas 30 minutave shtesë ishte 3:3. “Gauchos” triumfuan pas penalltisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026