“Arifi” 5 orë në Kushtetuese, dëgjohen të gjitha palët, pritet vendimi nga gjykata
Dyshimi për vlefshmërinë e një mandati që mban në këmbë qeverinë Hoti në Kosovë, mblodhi në një seancë dëgjimore të gjitha palët. Dje, nëntë gjyqtarë të Kushtetueses dëgjuan online dhe u parashtruan pyetje përfaqësuesve të Vetëvendosjes si iniciues të kësaj çështje, përfaqësuesve të qeverisë, Zyrës së kryeparlamentares, Komisionit për Mandate, KQZ-së dhe Këshillit Gjyqësor.
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu, në seancën e mbajtur nga Gjykata Kushtetuese, deklaroi se Etem Arifi nuk duhej të ishte certifikuar si deputet pasi ishte i dënuar me burgim efektiv. Për këtë arsye, ai tha se vota e tij është e pavlefshme dhe qeveria është jokushtetuese.
Në këtë seancë, Kryetaren e Kuvendit të Kosovës e përfaqësoi, këshilltari i saj ligjor, Artan Murati. Sipas Muratit, përderisa nuk ka aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, Osmani nuk mund të marrë veprim për zëvendësimin e tij.
Qeverinë e Kosovës e përfaqësoi avokati Besnik Berisha. Ai tha se deputeti Arifi e ka humbur mandatin në legjislaturën e gjashtë prandaj pasojat e këtij vendimi janë ekzekutuar dhe kanë pasur fuqi në mandatin e gjashtë e jo në atë të shtatë.
Në këtë seancë maratonë, KQZ-në e përfaqësoi kryetarja Valdete Daka. Sipas saj, KQZ-ja nuk mund të ndalojë të kandidojë apo t’i heqë mandatin një kandidati, vetëm në rastin kur ai e ka të ndaluar me vendim gjykate që të kandidojë. Në të kundërtën ajo tha se KQZ-ja do të bënte shkelje të Kushtetutës.
Komisioneri për Legjislacion, Shkamb Manaj deklaroi se është shqyrtuar shkresa e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, në lidhje me mandatin e deputetit Etem Arifi dhe sipas tij, në asnjë dispozitë të rregullores së Kuvendit nuk flitet për humbje të mandatit, përveç në rastin kur nuk paraqitet në Kuvend për më shumë se gjashtë muaj.
Në fund të seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama- Hajrizi, njoftoi palët se të gjitha argumentet e prezantuara sot, gjatë seancës, mund të dërgohen edhe të shkruara në formë të përmbledhur. Ajo sqaroi se Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet dhe në ditët në vijim do të mblidhet në seancën për këshillim dhe votim ku edhe do të vendosë për çështjen.
Lexoni gjithashtu:
Mbyllet seanca në Kushtetuese, vendimi për legjitimitetin e qeverisë Hoti ditët në vijim
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta