Armando Broja i bashkohet Burnley-t, sulmuesi firmos për 5 sezone

7 Gusht 2025 | 17:29

Këmbëngulja e Armando Brojës për të mos u larguar nga Premier League angleze u shpërblye, ndërsa futbollisti shqiptar ka firmosur një kontratë me Burnleyn.

Ish-lojtari i Chelseas ka firmosur për 5 vite, me blutë të cilët përfituan 20 milionë paundë nga kjo lëvizje, ku së bashku me të, u transferua në të njëjtin ekip dhe Lesley Ugochukwu. Gjithçka ka shkuar mirë deri më tani për lojtarin kuqezi, i cili i kaloi me sukses testet mjekësore, ndërsa së shpejti do të vihet nën urdhrat e trajnerit Scott Parker.

23-vjeçari është shprehur i lumtur për këtë lëvizje në karrierën e tij, ndërsa më herët refuzoi të kalonte në Gjermani dhe Itali, duke nënkuptuar që objektivi i tij i vetëm ishte ishulli. 4 skuadra të Bundesligës, por dhe emra si Torino e Milan dolën në skenë muaj më parë, por asgjë nuk u konretizua për anësorin shqiptar.

Qëndrimi i tij te Chelsea u vështirësua së tepërmi në 2 vitet e fundit, ku edhe pse firmosi kontratën afatgjatë nuk gjeti hapësira, kjo dhe për shkak të dëmtimeve. Huazimet fillimisht të Fulham e më pas tek Evertoni po ashtu nuk ishin të suksesshme për Brojën, i cili mbetet një futbollist me shumë potencial e Burnley është një mundësi shumë e mirë për ta shfaqur atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, ka dhënë...
15:06 | 28/07/2026

Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

Tre avokatë, mes të cilëve dy britanikë, Ben Brandon dhe Celia Marr, kanë takuar këtë të martë Erion Veliajn në ambientet e IEVP-së në Durrës....
14:29 | 28/07/2026