Armando Subashi mohon që deklarimet e Petro Koçit të jenë akuza ndaj tij
Akuzave të deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Petro Koçi për tenderët në bashkinë e Fierit, u është përgjigjur herë të parë kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi.
Ai e quajti diversion, kanalizimin e akuzave në drejtim të tij, duke theksuar se e mbështet shqetësimin e Koçit pasi sipas tij, ku ka shkelje, secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta.
Ai tha se deklaratat e Petro Koçit në asnjë moment nuk lidhen me Bashkinë e Fierit por është çështje e ngritur në parim mbi abuzimin me tenderët.
“Për mua ka qenë një spekulim i pastër me dashje ose pa dashje kanë bërë një shtrembërim. Në asnjë moment nuk ka pasur insinuatë ndaj Bashkisë por Koçi ka folur në parim”, tha z. Subashi.
Gjithashtu ai tha se SPAK nuk ka shkuar në zyrat e bashkisë për të hetuar mbi akuzat e deputetit të zgjedhur.
Deputeti i zgjedhur, Petro Koçi disa ditë më parë akuzoi se persona të inkriminuar kanë fituar tendera publikë në Fier.
Lidhur me këto deklarata të tij, SPAK e thirri deputetin e zgjedhur për dëshmuar mbi këtë pretendim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta