Armenia dhe Azerbajxhani e finalizojnë marrëveshjen për paqe, mbesin disa pengesa
Armenia dhe Azerbajxhani – të cilat kanë luftuar disa herë mes vete prej fundit të viteve ’80 e kanë finalizuar tekstin e një marrëveshjeje të shumëpritur për paqe, e cila synon vendosjen e marrëdhënieve formale mes tyre.
Ky është një hap i madh drejt dhënies fund të armiqësove mes këtyre dy vendeve.
Ministria e Jashtme e Armenisë konfirmoi më 13 mars se Jerevani i ka pranuar propozimet e Azerbajxhanit mbi dy nenet e mbetura të pakoordinuara të marrëveshjes, duke përmbyllur në mënyrë efektive negociatat rreth tekstit.
Ajo ka propozuar konsultime me Azerbajxhanin për datën dhe vendin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, u tha gazetarëve në Jerevan pak pas njoftimit të Ministrisë se draft-marrëveshja e paqes është kompromis dhe se vendi i tij është i gatshëm t’i fillojë konsultimet për kohën e nënshkrimit të marrëveshjes.
“Nuk mbajnë asnjë fshehtësi nga shoqëria jonë në atë tekst, i cili, në fakt, u publikua veçmas nen për nen. Nuk mendoj se mund të thuhet se shoqëria nuk është e njoftuar me përmbajtjen”, tha Pashinian, duke theksuar se Armenia dhe Azerbajxhani nuk do të vendosin forca të huaja përgjatë kufirit pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Ceyhun Bayramov, tha se “procesi i negociatave mbi tekstin e marrëveshjes së paqes ka përfunduar zyrtarisht”, duke shtuar se “dy klauzolat e fundit të pazgjidhura janë adresuar, dhe Armenia ka pranuar propozimet e Azerbajxhanit”.
Pavarësisht kësaj arritjeje, Azerbajxhani këmbëngul se marrëveshja nuk mund të nënshkruhet derisa Armenia ta rishikojë Kushtetutën dhe kuadrin e saj ligjor për ta hequr çdo referencë për pretendime territoriale mbi rajonet brenda Azerbajxhanit, duke iu referuar kryesisht Nagorno-Karabakut.
“Ky është parakusht i domosdoshëm për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes”, tha Bayramov.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit