Armëpushimi, dalin pamjet nga lirimi i pengjeve të parë izraelitë nga Hamasi (FOTO)

24 Nëntor 2023 | 18:23

Kanë dalë pamjet e para nga lirimi i pengjeve izraelite që mbaheshin nga Hamasi, i cili po realizohet në bazë të një marrëveshje 4 ditore armëpushimi.

Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë një kolonë të Kryqit të Kuq duke transportuar pengje përmes kalimit Rafah nga Gaza në Egjipt.

Mësohet se ditën e sotme 13 pengje izraelite janë liruar nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes.

Ndërkohë sipas Sky News, 10 shtetas tajlandez dhe një peng filipinas janë liruar gjithashtu nga Hamasi. Pengjet tajlandezë dhe filipinas u liruan si pjesë e një marrëveshjeje të veçantë me Hamasin e ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti, tha një burim për Reuters.

Kombësia e pengjeve që shfaqet në autokolonë në video nuk është e qartë. Ata ishin mbajtur robër për 49 ditë.

Dy pengje izraelite të liruar janë Adina Moshe, 72 vjeç dhe Margalit Moses, 78 vjeç.

Po ashtu, Ministria e Jashtme e Katarit ka thënë se 39 gra dhe fëmijë palestinezë që u ndaluan në burgjet izraelite janë liruar.

Ata pritet të kthehen në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor.

Ky është grupi i parë prej gjithsej 150 të burgosurish palestinezë që pritet të lirohen në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

FOTOT:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026