Sot nisi armëpushimi, 13 pengje izraelite të mbajtur nga Hamasi nisen për në Egjipt
Ditën e sotme ka nisur armëpushimi 4 ditor mes Izraelit e Hamasit, i ndërmjetësuar nga Katari dhe lirimi i pengjeve.
Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë mediat lokale, bëhet me dije se 13 pengje izraelite që mbaheshin nga Hamasi janë rrugës për në Egjipt.
Mësohet po ashtu se 12 shtetas tajlandez janë liruar nga grupi militant, sipas kryeministrit Srettha Thavisin.
Periudha e përkohshme e armëpushimit të rënë dakord nga Izraeli dhe Hamasi do të bëjë po ashtu që të burgosurit palestinezë të lirohen nga burgjet izraelite dhe të ndërpriten luftimet për katër ditë në Gaza.
Rreth 50 gra dhe fëmijë të kombësive të ndryshme nga Izraeli, të mbajtur peng nga Hamasi do të lirohen gjatë asaj periudhe.
Izraeli tha se do të ndalonte ofensivën e tij në Rripin e Gazës me një ditë shtesë për çdo 10 pengje të liruar.
Izraeli pritet të lirojë gjithsej 150 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite gjatë armëpushimit të përkohshëm në këmbim të pengjeve, megjithëse zyrtarët kanë publikuar një listë prej 300 në rast se marrëveshja zgjatet.
Si pjesë e marrëveshjes, ndihma humanitare, ndihma mjekësore dhe karburanti do të lejohen në të gjithë Rripin e Gazës.
Izraeli gjithashtu do të ndalojë mbikëqyrjen në jug të Gazës për katër ditë dhe do ta shkurtojë atë në gjashtë orë në ditë në veri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë