Armëpushimi SHBA-Iran, reagon Izraeli: Hezbollah nuk është i përfshirë, kërcënon qytetarët tanë
8 Prill 2026 |
18:40
Pas armëpushimit të arritur dje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Izraeli e mirëpriti këtë marrëveshje, por paralajmëron se ajo nuk vlen për organizatën Hezbollah. Ministria e Jashtme e Izraelit theksoi se grupi terrorist vazhdon të kërcënojë popullsinë civile izraelite dhe se Izraeli nuk do ta tolerojë këtë situatë.
Reagimi i plotë i Izraelit për situatën në Liban dhe Hezbollah, i përkthyer në shqip:
- Armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk zbatohen për Hezbollah, siç ka sqaruar edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump. Çdo deklaratë e kundërt, në efekt, do të nënkuptojë dakordësinë me transformimin e Libanit në një protektorat iranian.
- Organizata terroriste Hezbollah vazhdon të kërcënojë popullsinë civile në Izrael përmes sulmeve të rastësishme me raketa, të cilat tejkalojnë shkallën e sulmeve të Iranit, si dhe përmes kërcënimeve për një invazion tokësor në komunitetet izraelite. Izraeli nuk do t’i tolerojë këto kërcënime ndaj qytetarëve të tij.
- Hezbollah vendosi të bashkohet me luftën kundër Izraelit me iniciativën e vet, duke vepruar si një degë e Iranit dhe duke sakrifikuar interesat e Libanit dhe qytetarëve të tij për favor të interesave të Teheranit.
- Situata aktuale është rezultat i mosveprimit dhe dështimit të qeverisë libaneze për të përmbushur detyrimet e saj: shkatërrimin e Hezbollah dhe sigurimin e tërheqjes së saj veriore të Lumit Litani. Në vend që të pranojë dështimin, qeveria libaneze, e cila pretendoi gabimisht se ka shkatërruar Hezbollah, shmang përgjegjësinë dhe fajëson Izraelin. Qeveria, që ende përfshin ministra të afërt me Hezbollah, nuk mund ta përballet me organizatën, ta shkatërrojë ose ta zhvendosë atë nga jugu i Lumit Litani, prandaj Izraeli do të veprojë për të arritur këto objektiva vetë.
- Izraeli nuk do t’i besojë sigurinë e tij forcave të huaja. Dështimi i forcës UNIFIL për të zbatuar Rezolutën 1701 dëshmon qartë këtë. Sa i përket pretendimeve për dëm ndaj forcave të UNIFIL: për shkak të aktivitetit të Hezbollah dhe pranisë së saj në jug të Libanit, zona është aktive e konfliktit, siç Izraeli ka paralajmëruar UNIFIL dhe ka kërkuar kujdes të shtuar. Nuk ka qëllim të dëmtohet kjo forcë dhe çdo incident i veçantë hetohet në mënyrë transparente.
- Thirrjet e komunitetit ndërkombëtar që Izraeli të ndalojë veprimet kundër Hezbollah tregojnë pamundësi për të adresuar kërcënimin një herë e përgjithmonë dhe injorojnë vuajtjet e qytetarëve izraelitë.
- Izraeli po merr masa për të minimizuar dëmet ndaj civilëve të pafajshëm, duke përfshirë paralajmërimet e hershme dhe evakuimin e banorëve. Kjo bëhet pavarësisht kushteve të komplikuara të betejës, duke rrezikuar forcat e veta dhe me qëllim që Libani të mos shndërrohet në bazë raketash kundër qytetarëve izraelitë.
Lajme të Sugjeruara
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West