Arratisja e Ndocit, kush janë emrat VIP të krimit që u larguan nga burgu i Durrësit

15 Janar 2026 | 11:42

Pas arratisjes spektakolare nga spitali i Durrësit të të paraburgosurit Altin Ndoci, Drejtoria e Burgjeve largoi nga ambientet e Burgut të Durrësit një sërë emrash të njohur të botës së krimit, duke i dërguar në burgun e Fierit dhe të Peqinit.

Ndër emrat VIP që zbulon Euronews janë Lul Berisha, Julian Meçe, Astrit Avdyli etj. Transferimi i tyre erdhi pas pas konkludimit se burgu i Durrësit nuk është institucion me siguri të lartë dhe nuk plotëson kriteret për këtë kategori personash.

https://streamable.com/g2uvur

Kujtojmë që i paraburgosuri Altin Ndoci u arratis nga ambientet e spitalit të Durrësit të martën, ku kishte shkuar për kontroll mjekësor, pasi goditi dy policët që po e ruanin, ndërsa jashtë e prisnin dy persona me makinë. Ndërkohë, ai ende nuk është kapur ndërsa policia vijon kontrollet për gjetjen e tij.

Altin Ndoci u arrestua në maj të vitit 2020 i akuzuar nga policia si pjesmarrës në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj si dhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.

Më 2 prill 2024, Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit, përfshirë dyshimet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Dëshmitë e të arrestuarit Klevis Alla e përfshinin Altin Ndocin në këto katër vrasje, por Gjykata e Posaçme nuk u bind nga këto dëshmi, çka bëri që Altin Ndoci të shpallej i pafajshëm. Nga ana tjetër, për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj, Gjykata e Posaçme dënoi Klevis Allën me 25 vite burg.

Megjithëse Altin Ndoci fitoi pafajësinë në vitin 2024, ai nuk mundi të dilte nga burgu, pasi SPAK ka ngritur akuza të tjera kundër tij, bazuar në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, i cili e përmend si të përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026