Arratisja nga banesa në Itali, Moisi Habilaj nuk mbante byzylykun elektronik

12 Janar 2021 | 10:53

Euronews Albania ka mundur të zbardhë detaje të reja nga arratisja e Moisi Habilajt në Itali.

Sipas gazetarit Eni Ferhati nga verifikimet e policisë italiane, por dhe ajo që raportojnë mediat italiane rezulton se Habilaj nuk kishte detyrim të mbante byzylykun elektronik.

Kjo arratisje zbulon edhe zbulon skandalin e vendimit të Gjykatë së Shkallës së Parë, e cila e la në arrest shtëpie për arsye shëndetësore, por pa byzylykun elektronik qe aplikohet si kusht.

I njëjti vendim u la në fuqi edhe nga apeli, por pa vënë re mungesën e byzylykut elektronik, e njohur si mbikëqyrja elektronike.

Habilaj duhet të ishte në banesën e familjareve të tij në Raguza.

Lëvizjet e fundit të Mosi Habilaj kur ka njoftuar policinë, kanë qenë me justifikimin se do shkonte tek dentisti.

Lexoni gjithashtu:

Gjykata italiane liron nga burgu kushëririn e ish-ministrit Tahiri, dënuar me 15 vite për trafik droge

Arratiset Moisi Habilaj, shpallet në kërkim nga autoritetet italiane

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026