Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga në duar del nga dritarja e makinës së policisë! Ia mbath me vrap

31 Mars 2026 | 11:33

Një video po bën xhiron e mediave sociale pasi tregon momentin kur një grua arrin të arratiset nga mjeti i policisë në Michigan të SHBA-së. Arratisja e saj e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve nëpër botë teksa ajo arrin të arratiset përmes dritares së mjetit pavarësisht se kishte duar e prangosura.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhur të shtunën pasdite në zonën e Muskegon Heights pas një kontrolli rutinë të policisë në një automjet. Sipas autoriteteve, për njërën prej pasagjereve ekzistonte një urdhër arresti për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.

Identiteti i saj u konfirmua përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe më pas ajo u prangos. Ajo u la në pjesën e pasme të një makine patrullimi. Siç shihet në video, gruaja shfrytëzoi dritaren gjysmë të hapur të automjetit dhe arriti të nxirrte trupin e saj jashtë, pavarësisht kufizimeve të prangave.

Me lëvizje të kujdesshme, ajo doli nga dritarja dhe iku me vrap, pa u vënë re menjëherë nga oficerët e policisë që ndodheshin aty pranë.

Mungesa e saj u vu re pak kohë më vonë, kur një oficer policie iu afrua makinës së patrullës dhe zbuloi se gruaja ishte zhdukur, gjë që nxiti një mobilizim të menjëhershëm për ta gjetur atë.

Menjëherë pas kësaj, një banor vendas raportoi një tentativë vjedhjeje, afërsisht një orë pas arratisjes. Autoritetet po hetojnë mundësinë që e arratisura të ketë lidhje me incidentin ndërsa ende nuk është kapur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026