Arrest me burg dy të arrestuarve për 143 kilogramë kokainë të sekuestruar në Durrës

13 Prill 2021 | 10:55

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 2 personat e arrestuar lidhur me sasinë prej 143 kilogramë kokainë të sekuestruar dy ditë më parë në portin e Durrësit.

Pas seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura gjyqtarja Eda Kaja vendosi të lërë në burg pa afat Erion Petin dhe Klajdi Xibrakun, që të dy lindur dhe banues në Tiranë,  me arsim të lartë, të pa dënuar më parë.

Të arrestuarit janë shprehu para gjykatës se nuk kanë lidhje me drogën e gjetur brenda kontejnerit me banane të porositur nga kompania që menaxhohet prej tyre.

Dyqind pako kokainë, me peshë 143 kilogramë ishin fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori e porositur nga kompania Massabi Fruits, e cila rezulton në emër të Klajdi Xibrakut dhe Erion Petit.

Burime policore bëjnë me dije se itinerari i kontejnerit brenda të cilit u gjet lënda narkotike ka qenë Ekuador-Sicili ( Gioia Tower)- Durrës.

Pronarët e kompanisë kanë qenë në vëzhgim më herët pasi policia ka pasur dyshime për aktivitetin e dyshimtë, por nuk kishin arritur të verifikonin asgjë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026