“Arrest me burg pa afat” për dy të plagosurit e ngjarjes së Velipojës
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për Hasan Ferracakun dhe Elmilind Dylin, dy personat e plagosur në ngjarjen e Velipojës, ku në total humbën jetën 4 persona.
Seanca është zhvilluar ditën e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve.
Gjatë seancës, pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykatësi Besmir Stroka.
Ndërkohë dy të plagosurit nuk kanë dhënë deklarime para trupës gjykuese.
Mbi dy të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në bashkëpunim.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit në Pulaj Plazh të Velipojës, ku mbetën të vrarë: Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Musaen Zeneli.
Shkak i kësaj ngjarjeje u bë konflikti mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj për vendosjen e shezlongëve në vijën bregdetare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta