Arrest në burg për italianin Cosimo Notaristefano, i dyshuar në aksionin e SPAK kundër një call center-i në Tiranë
Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për italianin Cosimo Notaristefano, i arrestuar në kuadër të aksionit të Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.
Notaristefano deklaroi në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se kryente shërbim teknik dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj.
Gjatë seancës, ai parashtroi se vuan nga probleme të shumta shëndetësore dhe kërkoi caktimin e një mase tjetër sigurie, përfshirë garancinë pasurore, përveç arrestit në burg.
Italiani deklaroi gjithashtu se nuk ishte në dijeni që ndodhej në kërkim dhe se ishte nisur për të shkuar në vendin e tij, siç bën një herë në dy muaj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta